fbpx
Alb'swiss TV
Lajme

Zemaj bashkë me policinë në Aeroport, paralajmëron ashpërsim të masave

zemaj-bashke-me-policine-ne-aeroport,-paralajmeron-ashpersim-te-masave

Zemaj paralajmëron ashpërsim të masave.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, të dielën ka vizituar Aeroportin e Prishtinës për të siguruar ambient të sigurt për ardhje dhe vajtje të bashkatdhetarëve.

Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se inspektorët dhe policia kanë vazhduar inspektimin edhe në pishina, qendra tregtare e kafiteri.

Janë gjobitur dhe mbyllur, të gjitha bizneset që nuk i kanë respektuar masat kundër Covid-19.

“Për të siguruar ambient të sigurt për ardhje dhe vajtje të bashkatdhetarëve, së bashku me inspektorët dhe drejtues të Policisë së Kosovës, sot kam vizituar Aeroportin e Prishtinës! Ndërkohë, inspektorët dhe policia kanë vazhduar inspektimin edhe në pishina, qendra tregtare e kafeteri. Janë gjobitur dhe mbyllur, të gjitha bizneset që nuk i kanë respektuar masat kundër Covid-19”, thotë ministri i Shëndetësisë.

Zemaj ka paralajmëruar ashpërsim të masave.

“Ashpërsimi i zbatimit të masave do të vazhdojë!”

“Nuk do të lejojmë që nga të papërgjegjshmit të dëmtohen jeta dhe ekonomia e të gjithëve”, ka shkruar Zemaj.

Të ngjajshme

Haxhiu: Kosova do të bëhet shtet i së drejtës e do të zhvillohet

albswiss.com

Nxirret trupi i pajetë i 31 vjeçares nga banesa, dalin pamjet

albswiss.com

Një i infektuar konfirmohet në Kaçanik, vetizolohen rastet e kontaktit

albswiss.com

Qytetarët e alarmuar për koronavirusin

albswiss.com

Sot bie borë në Kosovë!

albswiss.com

Ministri Zemaj: Testi për bashkëadhetarët që duan të vijnë, s’është obligativ

albswiss.com
Loading...
Loading...
error: Content is protected !!