fbpx
Alb'swiss TV
Lajme

Brnabiq: Do të hapim një qendër testimi për COVID-19 në veri të Mitrovicës

brnabiq:-do-te-hapim-nje-qender-testimi-per-covid-19-ne-veri-te-mitrovices

Kryeministrja e Serbisë thotë se do të hapin një qendër testimi për COVID-19 në veri të Mitrovicës.

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, ka zbuluar sot nëntë lokacione të mundshme për laboratorë të reja ku do të kryhen testimet PCR për COVID-19. Në këto nëntë lokacione përfshihet edhe veriu i Mitrovicës, raporton Tanjug.

Bërnabiq ka thënë se aktualisht ende s’është konfirmuar diçka rreth planit për laboratorë në këto nëntë lokacione, por ka shtuar se është e nevojshme të shihet nëse është e mundur për të trajnuar njerëzit dhe për t’i blerë të gjitha pajisjet e mundshme.

“Ky është si rezultat i një plani që kemi adoptuar si përgatitje për vjeshtë dhe dimër, me qëllim të koordinimit të punës së laboratorëve mikrobiologjike”, ka thënë Bërnabiq.

Ajo ka thënë se Serbia është duke rritur kapacitetin e testimit si çelës në luftën kundër pandemisë.

Bërnabiq ka thënë se situata pritet të përmirësohet, por që një gjë e tillë varet se sa qytetarët do të respektojnë masat parandaluese.

Të ngjajshme

Lutfi Haziri paralajmëron: Java e ardhshme vendimtare për qeverinë, priten zhvillime nga Dhomat e Specializuara

albswiss.com

Ish’ministri Matoshi në kafiteri me Halil Kastratin, kur shteti ka urdhëruar mbylljen e tyre

albswiss.com

Vdekja e 83 vjeçari që vdiq dje në Infektivë, del rezultati i analizave

albswiss.com

Kuvendi dështon ta fus në rend dite ligjin anti-Covid

albswiss.com

Pas infektimit me koronavirus, djali i Isa Mustafës jep detaje për gjendjen e babait të tij

albswiss.com

Mos dilni sot pa çadër, ky është parashikimi i motit

albswiss.com
Loading...
Loading...
%d bloggers like this: