fbpx
Alb'swiss TV
Lajme

Dorëzohet ministri Zemaj, anulon vendimin e djeshëm për rregullimin e çmimit të barnave

dorezohet-ministri-zemaj,-anulon-vendimin-e-djeshem-per-rregullimin-e-cmimit-te-barnave

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj ka anuluar vendimin e djeshëm për rregullimin e çmimit të barnave.

Zemaj sot është takuar me përfaqësues të Odës së Farmacistëve të Kosovës, të Shoqatës Farmaceutike të Kosovës, të Shoqatës së Distributorëve Farmaceutikë të Kosovës dhe zyrtarë të tjera nga komuniteti farmaceutik, me të cilët diskutoi për vendimin për anulimin e Udhëzimit Administrativ 02/2019 për rregullimin e çmimit të produkteve dhe pajisjeve medicinale.

E diskutimi me ta duket se e ka bërë Zemajn të kuptojë se ka gabuar me vendimin për shfuqizimin e Udhëzimit Administrativ për rregullimin e çmimit të produkteve dhe pajisjeve medicinale.

Ministri Zemaj ka vendosur të anulojë vendimin për shfuqizimin e këtij Udhëzimi Administrativ i cili kishte hyrë në fuqi në kohën kur ministër i Shëndetësisë ishte Uran Ismaili i PDK-së.

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se ky Udhëzim Administrativ do të ndryshohet dhe plotësohet.

Zemaj dje është kritikuar ashpër për vendimin për shfuqizim të këtij UA. Mbetet të shihet ditët në vijim se çfarë do të ndodh lidhur me këtë.

Kjo është komunikata e plotë:

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës Armend Zemaj priti sot në takim përfaqësues të Odës së Farmacistëve të Kosovës, të Shoqatës Farmaceutike të Kosovës, të Shoqatës së Distributorëve Farmaceutikë të Kosovës dhe zyrtarë të tjera nga komuniteti farmaceutik, me të cilët diskutoi për vendimin për anulimin e Udhëzimit Administrativ 02/2019 për rregullimin e çmimit të produkteve dhe pajisjeve medicinale.

Në këtë takim, Ministri Zemaj ka shpjeguar se anulimi i Udhëzimit Administrativ është bërë për shkak të pamundësisë së zbatimit të disa dispozitave të tij, të konstatuara nga Komisioni për shqyrtimin e ankesave dhe nga Departamenti Ligjor i Ministrisë së Shëndetësisë.

Pas një diskutimi të gjatë rreth kësaj çështje, Ministri Zemaj, me qëllim të gjetjes së zgjidhjes për zbatimin e këtij udhëzimi, i cili praktikisht ka mbetur i pazbatuar qe disa muaj, ka ofruar disa opsione për të mundësuar vazhdimin e procesit dhe për ta bërë të zbatuar këtë udhëzim, në interes të rregullimit të treguat farmaceutik në Kosovë.

Pas këtij takimi, Ministri Zemaj ka anuluar vendimin e datës 04. 08. 2020, me të cilin është shfuqizuar Udhëzimi Administrativ 02/2019 për rregullimin e çmimit të produkteve dhe pajisjeve medicinale dhe ka nxjerr vendim me të cilin ka obliguar Sekretarin e Përgjithshëm të MSh-së që të ndërmarr veprime për plotësim – ndryshimin e Udhëzimit Administrativ 02/2019 për rregullimin e çmimit të produkteve dhe pajisjeve medicinale.

Ministria e Shëndetësisë e ka bërë të qartë edhe në takimin e mbajtur me komunitetin farmaceutik, se vendimet e marra janë për shkak të pamundësisë së zbatimit të udhëzimit që do të plotësohet dhe kjo nuk ka të bëjë fare me interesa të tjera siç po provohet të interpretohet e keqpërdoret nga dikush.

Interpretimet me ngjyrime politike pas vendimit të Ministrit për kinse krijim të mundësive për rritje të çmimit të barnave nuk kanë asnjë bazë dhe janë thjesht një tendencë për të larguar vëmendjen nga fakti që udhëzimi i lartpërmendur, në formën si ishte, ishte i pazbatuar prej muajsh, për shkak të disa dispozitave që nuk i kishin adresuar drejt disa çështje që lidhen me çmimet e produkteve dhe pajisjeve medicinale.

Të ngjajshme

Isa Mustafa thotë se votat e Vjosës janë të LDK-së: Nuk merremi me të

albswiss.com

Vëmendje: Kushdo që hyn në Kosovë, e pret kjo gjë

albswiss.com

Hoti flet për planin e higjienës së shkollave kundër Covid-19: Të jetë i qartë dhe i zbatueshëm

albswiss.com

Ministri Zemaj thotë se lufta e përbashkët ndaj Covid-19 solli rezultate të mira

albswiss.com

Hoti kërcënon sërish: Një Qeveri nuk mund të ekzistojë nëse dëmton raportet me SHBA

albswiss.com

Në gjendje të rëndë 3 pacientë me koronavirus në Spitalin e Pejës

albswiss.com
Loading...
Loading...
%d bloggers like this: