Voton kryeministri Kurti: Do të punoj e bashkëpunoj në fuqizimin e komunave

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka votuar para pak minutash në Prishtinë për zgjedhjet lokale të cilat po mbahen sot në Kosovë.

Pas votimit, Kurti ka folur edhe para mediave për procesin zgjedhor.

“Mirëdita të gjithëve, si qytetar i Republikës dhe banor i kryeqytetit porsa ushtrova të drejtën për të votuar për këto zgjedhje të lira e demokratike. Qytetarët e Republikës së Kosovës anë e mbanë komunave të shtetit tonë, sot vendosin se kush do të vendos, përcakothen se kush do të jenë udhëheqjet dhe përfaqësuesit e tyre. I inkurajoj të gjithë qytetarët pa dallim prejardhje, përkatësie a pasurie, të shfrytëzojnë këtë moment barazie”, ka deklaruar Kurti.

Ai ka thënë se si kryeministër i Kosovës, bashkë me qeverinë tonë do të punoj e bashkëpunoj në fuqizimin e komunave.

“4 vite të mbara e të mira i presin qytetarët e Republikës së Kosovës, anë e kënd Kosovës në të gjitha komunat ku ata jetojnë, banojnë e punojnë”, ka përfunduar Kurti.

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img