Kosova sot po i mban zgjedhjet lokale.
Sot qytetarët po e ushtrojnë të drejtën e tyre për votim në zgjedhjet komunale në Republikën e Kosovës.
Deri me tani kemi disa rastet të raportuar në Policinë e Kosovës, ndërsa vet zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani drejtpërdrejtët në televizionin T7 tha se policia janë angazhuar për sigurinë e këtij procesi zgjedhor, shkruan Reporteri.net
Ai tha se ka angazhuar me shumë se tre mijë zyrtare policorë që ky proces zgjedhor të shkojë në rregull.
“Ne kemi te angazhuar rreth 3 mijë zyrtar policore për këtë procesi zgjedhor. Deri me tani mbarëvajtja e procesit zgjedhor po shkon mirë. Ne do te marrim masa apo veprime në të gjitha vendet ku nevojitet veprimi i Policisë”, tha fillimisht Baki Kelani.
Kelani gjithashtu tregoi se plani operativ i policisë është i ndarë në katër faza dhe se për çdo gjë do të jenë në veprim.
“Ne urdhrin e kemi të ndarë në katër faza, ku tashmë dy faza i kemi kaluar, tani jemi në fazën e tretë, ndërsa Faza e katërt ka të bëjë me përcjelljen e materialit e ndjeshëm. Pra, i kem te parapa masat e nevojshme për të qenë çdo gjë dhe sigurt”, tha Kelani.





