Në Pejë Muhaxheri po prin bindshëm

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Peja ka votuar masivisht Gazmend Muhaxherin.

[20:40] Janë numëruar afër 30% të votave në komunën e Pejës ku vazhdon të prijë bindshëm kryetari aktual, Gazmend Muhaxheri.

Sipas rezultateve të KQZ-së, Muhaxheri ka 59.41% të votave, apo 6.084 vota.
I dyti, por shumë larg me vota, qëndron Gazmend Agusholli i VV-së me 20.24% të votave apo 2.074 vota gjithsej.

I treti është kandidati i AAK-së, Rrustem Berisha me 19.39% të votave apo 1.986 vota.

20:20 – Ka filluar numërimi i votave në komunën e Pejës pasi procesi i votimit u mbyllë në orën 19:00. Sipas rezultateve të para, prin kandidati i LDK-së dhe njëherësh kryetari aktual, Gazmend Muhaxheri.

Muhaxheri ka 56.87% të votave apo 2.031 vota. Rrustem Berisha i AAK-së për momentin ka 21.37% të votave 763 vota gjithsej, ndërsa kandidati i VV-së, Gazmend Agusholli ka 20.95% të votave apo 748 vota.

Muhaxheri është kryetar aktual dhe udhëheq me Pejën që prej vitit 2013. Ai ka kërkuar besimin e qytetarëve për mandatin e tretë.

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img