Mbi 40 për qind të votave të numëruara, Gjakova po shkon drejt balotazhit, bie përqindja e Ardian Gjinit.
Diferenca e votave mes Ardian Gjinit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Mimoza Kusari-Lilës të Vetëvendosjes në Gjakovë po shkon duke u ngushtuar.
Edhe Gjakova me këtë ritëm po shkon drejt balotazhit.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatin për këtë komunë, ku janë numëruar 44.60% të votave.
Përderisa përqindja e votave të numëruara po rritet, përqindja e Ardian Gjinit të AAK-së po bie.
Ardian Gjni aktualisht ka 47.17 % të votave kurse Mimoza Kusari-Lila 40.16% të votave.






