Abdixhiku i kënaqur me rezultatin: LDK fiton ose prinë në 11 komuna të Kosovës

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Lumir Abdixhiku i lumtur: LDK fiton ose prinë në 11 komuna të Kosovës.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku është parë shumë i lumtur në konferencë e parë për media pas mbylljes së kutive të votimit.

Abdixhiku ka thënë se LDK fiton ose prinë në 11 komuna të Kosovës, transmeton Reporteri.net.

Ai ka thënë se 17 tetori është rikthimi i madh i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

“Më lini të ju përgëzoj të gjithëve për procesin fer, demokratik dhe të qetë. Kjo kultur e lartë qytetare na bën të gjithë fitues.”

“I uroj të gjithë kandidatëve, të të gjitha komunave, të të gjitha partive për rezultatet e arritura. Fituesve i uroj shëndet dhe mbarësi në realizimin e zotimeve ndaj qytetarëve.”

“LDK në këtë mbrëmje të 17 tetorit e sheh si një datë e natë të rikthimit të madh, të paralajmëruar tash e sa kohë. Prandaj më lejoni të falënderoj nga zemra të gjitha strukturat e LDK-së, burrat e gratë e lidhjes sonë për gjithë angazhimin e jashtëzakonshëm për të ecur bashkë me vullnetin qytetarë.”

“Ky rikthim për secilin për ne është arritje por mbi të gjitha është përgjegjësi të cilën duhet ta ushtrojmë me plot kujdes. Në këtë konferencë për media jam jashtëzakonisht i lumtur që të jap rezultatet përfundimtare të mbledhur nga vëzhguesit e LDK-së.”

“Kemi fituar në rund të parë në këto komuna: Pejë me kryetar Gazmend Muhaxheri, në Lipjan me kryetar Imri Ahmeti, në Fushë Kosovë me kryetar Burim Berisha. Jemi duke prirë në Gjilan, në Podujevë, në Llap me rikthimin tonë të madh, kandidati ynë i ka 46 përqind.”

“Në Viti prijmë, siç prijmë në Istog, Vushtrri dhe komunën jugore të Dragashit, shkojmë në raund të dytë edhe në komunën e Junikut. LDK ka fituar, prinë ose është në garë në plot 11 komuna të Republikës”, u shprehë Abdixhiku.

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img