Kurti tregon se pse humbi Agim Bahtiri në Mitrovicë

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Albin Kurti jep versionin e tij se pse humbi Agim Bahtiri.

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti tha se ka pritur rezultat ndryshe në Mitrovicë, ku kandidati i VV-së, Agim Bahtiri humbi zgjedhjet përballë Bedri Hamzës, raporton Gazeta Express.

Kurti tha se arsyeja e humbjes së Bahtirit mund të jetë edhe mosndihmesa e mjaftueshmë e partisë për Bahtirin.

“Kam pritur rezultat tjetër në Mitrovicë, edhe këtë do ta analizojmë, mbase nuk e kemi ndihmuar mjaftueshëm kandidatin tonë Agim Bahtiri të cilin e falenderoj përzemërsisht për kontributin dhe gjithashtu për besnikërinë ndaj Lëvizjes Vetëvendosje dhe për korrektësinë e tij në raport me mua si kryetar dhe kryeministër”, tha Kurti.

Bedri Hamza nga Partia Demokratike e Kosovës do të jetë kryetari i ri i Mitrovicës së Jugut. Votat tashmë janë numëruar dhe sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Hamza ka marrë mbi 53,86% të tyre, duke e shmangur kështu balotazhin.

Kryetari në ikje dhe kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të kësaj komune, Agim Bahtiri humbi, duke marrë 34,40% të votave.

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img