Alb'swiss TV
Lajme

A do të ketë borë në Kosovë, mësoni si do të jetë moti në dy ditët në vazhdim

a-do-te-kete-bore-ne-kosove,-mesoni-si-do-te-jete-moti-ne-dy-ditet-ne-vazhdim

Mësoni si do të jetë moti në dy ditët e ardhshme në vendin tonë.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë dy ditëve të ardhshme do të ketë mot me mjegull dhe erëra të lehta.

IHK bën të ditur se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri -2 gradë Celsius, derisa ato maksimalet ndërmjet 6-8 gradë Celsius.

“Situatë e ngjashme meteorologjike do të vazhdojë të mbajë edhe gjatë ditëve vijuese. Kjo si pasojë e masave anticiklonike të stacionuara mbi gadishullin e Ballkanit. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri -3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë Celsius”, njofton IHK.

Ndërkohë, cilësia e ajrit do të jetë në kufijtë e pashëndetshëm.

“Cilësia e ajrit do të jetë në kufijtë e pashëndetshëm si rrjedhojë e masave pasive të ajrit dhe elementeve tjerë meteorologjikë. Në mëngjes pritet të ketë mjegull, nëpër ultësira dhe rrëzë maleve. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i verilindjes”, bëhet e ditur në njoftim.

Të ngjajshme

Fyerjet e mbrëmshme ndaj Melihate Tërmkollit, Isa Mustafa i reagon ashpër Tomë Gashit

albswiss.com

Ky person është zhdukur, nëse e shihni diku lajmëroni policinë

albswiss.com

Prej kur vlejnë masat e reja? Flet ministri Zemaj

albswiss.com