Alb'swiss TV
Lajme

A do t’i lejohet Kurtit të garojë për deputet, KQZ-ja ende pa përgjigje konkrete

a-do-t’i-lejohet-kurtit-te-garoje-per-deputet,-kqz-ja-ende-pa-pergjigje-konkrete

KQZ’ja ende pa përgjigje konkrete se a do t’i lejohet Kurtit të garojë për deputet.

Juristët thonë se aktvendimi që rrëzoi qeverinë Hoti, ka pamundësuar garën e Kurtit në zgjedhje nacionale.

Vitin e kaluar garoi për kryeministër në listën e Lëvizjes Vetëvendosje.

Njëjtë ishte planifikuar të veprohej edhe në zgjedhjet tjera kuro që mbaheshin.

Por, tash kur zgjedhjet e jashtëzakonshme janë afër, duket se ish kryeministrit më jetëshkurtër të vendit i është pamundësuar garimi në zgjedhjet nacionale.

Kjo për shkak të kësaj pike të aktvendimit që rrëzoi qeverinë Hoti, e cila u publikua nga Gjykata Kushtetuese mbrëmjen e së hënës.

Kreu i LVV-së u dënua me 3 janar të vitit 2018 nga Gjykata Themelore dhe periudha 3 vjeçare e këtij vendimi, skadon në fillim të vitit të ardhshëm.

Megjithatë Miftaraj sqaron se nga cili moment ligji e konsideron si dënim të formës së prerë.

Ndonëse mund t’i dalin pengesa në përpjekjet e tij për të hyrë në garën zgjedhore nëse ato mbahen së shpejti, Kurti nuk i mohohet mundësia për t’u bërë kryeministër.

Por, nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ende nuk kanë ndonjë përgjigje konkrete rreth asaj se a do t’i lejohet pjesëmarrja në zgjedhje ndonjë kandidati i cili është i dënuar me burgim brenda tri vitesh.

Ky vendim do merret pas publikimit të aktvendimit të plotë të Kushtetueses.

Edhe kandidati i Lëvizjes për kryeministër, që me 6 tetor doli si lideri më i votuar me 183 mijë vota, u deklarua të martën rreth kësaj çështjeje.

Albin Kurti u emërua kryeministër i Kosovës me 3 shkurt 2020 derisa e la zyrën e shefit të ekzekutivit me 3 qershor.

Të ngjajshme

A do t’i bashkohet Bekim Jashari partisë së Vjosa Osmanit?

albswiss.com

Daut Haradinaj nuk e cilëson si emocional, fjalimin e Jakup Krasniqit

albswiss.com

Cila është arsyeja që Hoti ia kërkoi largimin shefit të AKI-së

albswiss.com