Alb'swiss TV
Lajme

A i ka bërë VV ofertë Vjosa Osmanit? Flet Liburn Aliu

a-i-ka-bere-vv-oferte-vjosa-osmanit?-flet-liburn-aliu

Liburn Aliu tregon nëse VV i ka bërë ofertë Vjosa Osmanit.

Deputeti i LVV’së në Kuvend të Kosovës, Liburn Aliu, ka sqaruar se partia e tij e respekton u.d-në e presidentit, Vjosa Osmanin, për shkak të numrit të votave.

Megjithatë, ai e ka mohuar idenë se VV’ja mund t’i ketë bërë ofertë Osmanit. Deputeti Aliu i bëri këto komente në emisionin ‘Rubikon’.

“Lëvizja Vetëvendosje gjithmonë e ka pasur derën hapur për çdokënd. Për më tepër, ne kërkojmë njerëz me integritet politik. Pse jo edhe me një subjekt të fortë politik”, ka thënë ai.

Megjithatë, ai ka shprehur dëshirë që ajo të ishte në Vetëvendosje, ndonëse e ka parë si opsionin e fundit të saj.

“Vjosa Osmani e ka respektin e Lëvizjes Vetëvendosje, për shkak të numrit të votave si kandidate. Madje, ajo ka shtatëfish më shumë vota sesa kryeministri i vendit”, ka thënë ai.

Të ngjajshme

Komuna e Vushtrrisë ndan deri në 350 euro për qytetarët e prekur me koronavirus

albswiss.com

Pse i dërguan letër “hajnave” për kthimin e 2 milionë eurove, flasin nga Qeveria

albswiss.com

Deputeti i PDK-së: Hoti u dorëzua si Kurti, Serbia duke vaksinuar Veriun po cenon sovranitetin e Kosovës

albswiss.com