Isco më në fund ka folur në lidhje me të ardhmen e tij.
Mesfushori Isco mbetet në dyshime lidhur me te ardhmen te Real Madrid, edhe pse ka ende mundësi që të largohet pas fundit të sezonit.
Arsenal dhe Tottenham ishin në mesin e skuadrave që e kërkonin spanjollin, që këtë edicion ka dështuar të gjejë vetën duke qenë titullarë në vetëm katër ndeshje.
28-vjeçari në dy ndeshjet e fundit ka qenë nga minuta e parë dhe kjo ka bërë që Isco të konsiderojë qëndrimin në “Santiago Bernabeu”.
Isco e ka informuar Realin se ka vendosur të largohet gjatë muajit nëntor, por sipas AS, vendimi përfundimtar i lojtari do kuptohet muajt e ardhshëm.
Gjithashtu, media spanjolle në fjalë, raporton se e ardhmja e trajnerit Zinedine Zidane do këtë ndikim në të ardhmen e spanjollit.
Pos, klubeve angleze, interesim për Iscon kanë shprehur edhe Sevilla dhe Juventus.