Alb'swiss TV
Lajme

A ua humbi zgjedhjet në Podujevë Driton Selmanaj? Flet Arben Gashi

a-ua-humbi-zgjedhjet-ne-podujeve-driton-selmanaj?-flet-arben-gashi

Arben Gashi ka folur pas humbjes që LDK e pësoi në zgjedhjet komunale në Podujevë.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, thotë se në mbledhjen e thirrur të Kryesisë së partisë folën për Ligjin e Rimëkëmbjes Ekonomike, e jo për humbjen e mbrëmshme në Podujevë.

“Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike dhe shpresojmë se do të kalojë këtë javë”, ka thënë Gashi.
“Rezultati i Podujevës është një rezultat jo i kënaqshëm për ne dhe normalisht do të merremi me analiza për t’i evituar problemet në zgjedhjet e ardhshme”.

I pyetur se a i humbën zgjedhjet në Podujevë për shkak të deklaratave të zëvendëskryeministrit Driton Selmanaj ndaj deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Saranda Bogujevci, Gashi ka thënë se s’mund të personalizohen gjërat.

“Nuk mendoj se personalizohen kaq thjesht gjërat. Sigurisht se në proces ka ndodhur diku një shkëputje dhe do ta shikojmë”, ka thënë Gashi.

Selmanaj ka pasur disa përplasje në Kuvend me deputeten nga Podujeva, Saranda Bogujevci, kur po diskutohej për të zhdukurit e luftës. Kur në emisionin Pressing po diskutohej rreth përplasjeve të tij me Bogujevcin që është e mbijetuar e masakrës, Selmanaj ka thënë “jemi lodhur me këso qasje”. Kjo nxiti reagime të shumta në vend.

“Jo, sepse është më komplekse se aq”, tha Gashi kur u pyet se a është humbja në Podujevë disfata e LDK-së e parë karshi LVV-së.

Të ngjajshme

Gani Geci flet për ndarjen e LDK’së, tregon pse nuk kandidoi për deputet

albswiss.com

Një fshat në Kamenicë mbetet pa qasje pas vërshimeve, kryetari i lut qytetarët për qetësi

albswiss.com

Fikrim Damka: Të shkarkohet Qëndrim Gashi ose nuk e votojmë asnjë ligj

albswiss.com