Alb'swiss TV
Lajme

AGK reagon pas sulmit fizik ndaj gazetarit Valon Syla

agk-reagon-pas-sulmit-fizik-ndaj-gazetarit-valon-syla

AGK ka reaguar pas sulmit fizik ndaj gazetarit Valon Syla.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës deklaron se lidhur me këtë rast, ka kontaktuar edhe Policinë e Kosovës.

“Sot rreth orës 12:05, kemi pranuar informatën se në lagjen Pejton është sulmuar gazetari. Njësia policore ka arritur në vendin e ngjarjes dhe ka kontaktuar përmes telefonit me gazetarin, i cili ka deklaruar se për momentin nuk ka nevojë për trajtim mjekësor. Jemi duke e pritur për të marrë informata të tjera”, ka thënë Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për AGK-në, Baki Kelani për AGK.

AGK ka kërkuar nga organet e rendit ta zbardhin këtë rast.

“AGK kërkon nga organet e drejtësisë që sa më shpejtë t’i hetojnë motivet e sulmit dhe ta zbardhin këtë rast, i cili në themel dëmton lirinë e shprehjes dhe medias. Secili sulm në drejtim të gazetarëve është sulm ndaj fjalës së lirë dhe demokracisë në vend”, thuhet në reagim.

Gazetari Valon Syla është sulmuar sot nga një person i panjohur, në mes të Prishtinës.

Të ngjajshme

Ministri Vesel Krasniqi e lajmëron policinë se është kërcënuar

albswiss.com

Terminet për viza pune, ambasada gjermane sapo dha lajmin e keq

albswiss.com

OKB-ja shpreh shqetësim për krime lufte në konfliktin e Etiopisë

albswiss.com