Barcelona drejt nënshkrimit me Aguero
Barcelona thuhet se është drejtë arritjes së nënshkrimit me sulmuesin e Manchester City, Sergio Aguero.
Kontrata e Augero me katalanasit përfundon në Qershor dhe duket se nuk ka më shumë mundësi që ai të zgjas qëndrimin e tij me klubin.
Sulmuesi argjentinas është përballur me dëmtime kohët e fundit dhe shënoi golin e tij të parë në Premier League pas 14 muajve, në fitoren 3-0 ndaj Fulhamit të shtunën.
Aguero ishte kapiten i skuadrës dhe ishte paraqitja e tetë e tij në kampionat.
Sipas mediave spanjolle, Barcelona është shumë pranë arritjes së marrëveshjes me 32-vjeçarin, për ta rithyer atë përsëri në La Liga.
Nënshkrimi i Agueros mund të bindë dhe yllin e Barcelonës, Lionel Messi të qëndrojë në Camp Nou, pasi ata janë miq prej shumë kohësh.