Alb'swiss TV
Lajme

Ahmeti shkon në Emshir, i dëgjon ankesat e pacientëve të prekur me koronavirus

ahmeti-shkon-ne-emshir,-i-degjon-ankesat-e-pacienteve-te-prekur-me-koronavirus

Shpend Ahmeti shkon në Emshir, i dëgjon ankesat e pacientëve të prekur me koronavirus.

Kreu i komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti, bashkë me drejtorin e shëndetësisë në kryeqytet, Bujar Gashin kanë qëndruar gjatë ditës së sotme në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Emshill.

Aty Ahmeti thotë se ka dëgjuar ankesat e qytetarëve për shërbimet kundër Covid 19 që po i marrin në atë qendër.

Në vazhdim gjeni shkrimin e plotë të Ahmetit të postuar në facebook:

Sot me drejtorin Bujarin ishim bashkë me pacientët në QMF Emshir – Kalabri ku marrin ndihmë pacientët që nuk janë në gjendje të rëndë sa për tu shtrirë në QKUK por që kanë nevojë për ndihmë mjekësore.

Ankesat janë të tri natyrave:

1. Pritja për të marr shërbimin 2-3 orë

2. Ankesë e përgjithshme që qytetarët në Kosovë paguajnë shumë për laboratoret private për teste etj.

3. Nganjëherë nuk është e gjithë terapia

E para është ankesë për komunën, tjerat nuk janë ankesa të tashme dhe nuk janë specifike për komunën. Covidi i ka nxjerr tepër në pah mangësitë e sistemit tonë politik e shoqëror.

1. Pritja në kohë pandemie e krize është normale edhe pse duhet të përmirësohet. Me rëndësi është shërbimi mos me u ndërpre. Kemi shumë mjekë e infermierë të infektuar dhe nuk kemi mundësi të shtojmë numra me procesin formal sepse nuk lejohet nga qeveria.

Duhet të mbyllim QMf në lagje tjera për të shtuar në Kalabri. Megjithatë, në mungesë të vendimeve të shpejta për krejt komunat kam udhëzuar drejtorinë e shëndetësisë dhe zyren e personelit për anagzhim afatshkurtër të stafit shëndetësor shtesë. Kjo do ta ul kohën e pritjes dhe do të ahtoj kapacitete.

2. Kam udhëzuar drejtorinë e shëndetësisë që krejt buxhetin që e kanë për mallra e shërbime ta drejtojnë në blerjen e barnave që qytetarët po paguajnë këto ditë për covid. Infuzione, antibiotikë, kortikosteroidë në mënyrë që të zbusim sado pak koston për qytetarët e Prishtinës.

Nuk mund të presim nga niveli qendror sepse kanë shumë më shumë përgjegjësi momentalisht.

Po ashtu po shohim mundësinë që përkohësisht të bëjmë disa teste laboratorike që nuk i kemi në kompetencë vetëm e vetëm që të mundësojmë shërbim falas.

3. Kemi përgatitur edhe plankn emergjent për ndihmë bazike shëndetësore në një ambient mobil me 200 shtretër. Njëherë për njëherë buk ka nevojë sepse po i shtojmë të gjitha dhomat në Kalabri. Kemi nevojë për staf dhe mjete. E përkundër ndalesave byrokratike nuk guxojmë të ndalemi.

Pas bisedës me pacientët, mund lirisht të them që shumica ishin tepër falenderues për stafin dhe sjelljet. Ankesat për pritje do ti adresojmë edhe pse në këtë situatë gjithcka është jashtë normales. Ankesat për kosto do të mundohemi ti adresojmë me çdo gjë që kemi, përkundër faktit që nuk janë kompetencë e jona.

Deri më sot kemi telefonur mbi 10,000 persona me Covid të Komunës tonë sipas listave që na janë dorëzuar nga IKSHP. Kemi shpërndarë mbi 10,000 pako ushqimore e higjienike.

Është e qartë që kji betejë vazhdon edhe për javë të tëra.

Do të jemi bashkë gjatë gjithë kësaj kohe!

Të ngjajshme

“Duda. Dudë”, Duda Balje tallet me sloganin e LDK-së

albswiss.com

PDK nënshkruan koalicionin e parë me këtë subjekt

albswiss.com

Kryeministri Hoti: Në Rahovec dhe Prizren janë gjetur mbetje mortore

albswiss.com