Ish-lojtari i Manchester Cityt, tani i Juventusit, Danilo ka thënë se Pep Guardiola mendon për futbollin gjatë gjithë kohës, saqë ai mendon se trajner spanjoll e trajton gruan e tij si lojtarët e tij kur është jashtë orarit.
Mbrojtësi brazilian, i cili kaloi dy sezone fituese të titullit në Etihad Stadium nën drejtimin e Guardiolas para se të kalonte te Juventusi, ka reflektuar mbi karrierën e tij deri më sot.
30-vjeçari ka shijuar suksesin nën trajnerët e tjerë të mirënjohur si Zinedine Zidane dhe Massimiliano Allegri, po ka vendosur të flas në veçanti për Guardiolën.
“Unë kam qenë me fat, ata janë të ndryshëm, por të gjithë ata janë fitues. Jam përpjekur të mësoj nga të gjithë”, ka thënë fillimisht Danilo për gazetën La Repubblica.
“Ishte me Guardiolan që ndryshova mënyrën time për të parë gjërat, nuk luaja shumë edhe për shkak të një dëmtimi. Është e vërtetë se nuk është e lehtë të kesh një marrëdhënie të mirë me të”.
“Ai kurrë nuk është i relaksuar, ai mendon për futbollin gjatë gjithë kohës”.
“Unë mendoj se në shtëpi, në mbrëmje, ai e vë gruan e tij në shtrat sikur ajo të ishte një lojtare në fushë!”, përfundoi braziliani.
Koha e Danilos te Man City
I blerë me shumë bujë nga Guardiola për të forcuar mbrojtjen e Cityt, ish-lojtari i Real Madridit luftoi me lëndime gjatë periudhës së tij dyvjeçare në klubin anglez.
Megjithëse ai bëri 23 paraqitje për klubin në sezonin e tij të parë, ai menaxhoi vetëm 11 paraqitje sezonin e dytë dhe e gjeti veten si rezervistë gjithë kohën.