Alb'swiss TV
Lajme

Aksion në Mitrovicë të Veriut për konfiskimin e barnave pa banderolë

aksion-ne-mitrovice-te-veriut-per-konfiskimin-e-barnave-pa-banderole

Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka nisur sot një aksion për konfiskimin e barnave pa banderolë në barnatoret e Mitrovicës së Veriut, ka bërë të ditur Kossev.

Në aksion po marrin pjesë edhe zyrtarë të Doganës së Kosovës.

E në një video që ky medium ka postuar, shihen dhjetëra qytetarë serbë që kanë rrethuar inspektorët dhe i shajnë e fyejnë ata.

Pronari i barnatores në Mitrovicë “Moć prirode” (Fuqia e natyrës), Blagoje Saviq, thotë se inspektorët kanë kërkuar nga ai që farmacistët e angazhuar në barnatore të kenë diplomë të njohur nga Qeveria e Kosovës dhe që të shiten vetëm ilaçe që janë të lejuara nga institucionet e Kosovës.

Sipas Kossevit, Blagojeviq ka thënë se kjo është e pamundur, meqë mjekët serbë në këtë pjesë përshkruajnë vetëm ilaçe që i miraton Serbia. Ai ka kritikuar aksionin, siç ka thënë ai, në kohë pandemie.

KOHA ka provuar të marrë një informacion nga Ministria e Shëndetësisë, por deri më tash nuk ka arritur, e Policia ka kërkuar që pyetja t’i bëhet përmes postës elektronike.

Ndërkohë zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci, i ka thënë KOHËS se zyrtarët doganorë janë ftuar për këtë aksion si mbështetje.

Të ngjajshme

Për rrugën në Malishevë, fajin e ka ‘natyra’

albswiss.com

Zemaj thotë se nesër saktësohen masat: Këto 2-3 ditë duhet të na shërbejnë për vetëdijësim

albswiss.com

Ua lëshuan Thaçit e Veselit shtëpinë në Shqipëri, këto janë rrëfimet e banorëve

albswiss.com