Alarm i kuq për Juventusin, telashe për De Ligt, dyshohet se është lënduar.
Pak minuta para se të fillonte ndeshja mes Juventus dhe Spezia (20:45), dyshohet se De Ligt është lënduar.
Holandezi po përfundonte stërvitjet përpara ndeshjes, kur është parë duke shkuar në dhomat e zhveshjes.
Ai raportohet se kishte një lëndim përpara ndeshjes, por nuk pritej të jetë kaq serioz.
Tani, ai është larguar në dhomat e zhveshjes për të biseduar me Andrea Pirlon.
Në anën tjetër, Frabotta pritet të startojë nga fillimi pas lëndimit të tij.