Alb'swiss TV
Lajme

Albulena Haxhiu: Më keq do ta pësojnë në zgjedhjet e ardhshme nacionale

albulena-haxhiu:-me-keq-do-ta-pesojne-ne-zgjedhjet-e-ardhshme-nacionale

Haxhiu: Më keq do ta pësojnë në zgjedhjet e ardhshme nacionale.

Anëtarja e Kryesisë në Lëvizjen Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, është shprehur entuziaste me rezultatin e mbrëmshëm të partisë së saj në Podujevë.

Në një postim në profilin e saj në Facebook, Haxhiu thotë se partitë politike të cilat e injorojnë vullnetin e popullit do ta pësojnë më keq në zgjedhjet e ardhshme nacionale e lokale.

Postimi i saj i plotë:

Sa më shumë që injorojnë mesazhin dhe vullnetin e popullit, aq më keq do ta pësojnë në zgjedhjet e ardhshme nacionale e lokale!.

Ndryshe, mbrëmë për herë të parë pas dy dekadash qeverisje, Lidhja Demokratike e Kosovës pësoi humbje në zgjedhjet për kryetar të komunës. Shpejtim Bulliqi i LVV-së e mundi bindshëm Nexhmi Ruadrin e LDK-së, duke bërë që pas shumë vitesh të ndryshojë qeverisja në Llap.

Të ngjajshme

Ky person është i rrezikshëm, nëse e shihni lajmrojeni mënjëherë policinë

albswiss.com

Kryeministri Hoti: S’kam dërguar komente në Kushtetuesen e Speciales për amandamentet e Thaçit

albswiss.com

Përgadituni: kështu do të jetë moti për 5 ditët e ardhshme

albswiss.com