Napoli është në kërkim të një trajneri të ri. Sipas mediave italiane, krerët e klubit do ta largojnë në fund të sezonit trajnerin aktual, Gennaro Gattuson.
Drejtuesit e klubit janë të pakënaqur me rezultatet e arritura këtë edicion.
Vendin e Gattusos pritet ta zë trajneri Massimiliano Allegri.
Allegri është trajner i lirë që nga largimi prej Juventusit. Drejtuesit e klubit italian do të nisin bisedimet me Allegrin, për ta bindur ta marrë drejtimin e skuadrës.
Për Allegrin interesim të vazhdueshëm ka shprehur edhe Roma dhe Leeds Unitedi.