19.6 C
Geneva
Thursday, May 8, 2025

Andrra dhe Sinani krizë në martesë? Yllka Kuqi bëhet mollë sherri

Yllka Kuqi bëhet mollë sherri që Andrra dhe Sinani të kenë krizë në martesë.

Andrra Destani nuk ka mundur ta kontrollojë dot veten.

Bashkëshortja e Sinan Hoxhës e ka shprehë hapur xhelozinë ndaj këngëtarit në potpurin e tij të fundit që ka realizuar me këngëtaren gjakovare Yllka Kuçin, shkruan lajmi.

Thuhet se martesa 6 vjeçare e çiftin tanimë është tronditur për shkak të afrimitetit të tij me Yllka Kuçin.

Reagimi i Andrrës la të kuptohet se ka të bëjë me një xhelozi shumë të madhe nga ana e saj, ani pse komenti në statusin e saj është vetëm maja e dukshme e ajsbergut të asaj çfarë ka ndodhur.

Miqtë e çiftit kanë konfirmuar se një krizë mes tyre ka ndodhur pas qëndrimit të Sinan Hoxhës në Prishtinë për një projekt muzikor.

Në mediat rozë, ditët e fundit po qarkullojnë lajme dedikuar një kënge të re sigurisht me motive popullore, bashkëpunim i Sinan Hoxhës me Yllka Kuqin. Dy këngëtarët u gjykuan si shumë të afërt me njëri-tjetrin, gjë që Andrra nuk e priti mirë dhe ka reaguar në rrjetet sociale. Me një foto nga lajmi ka dhënë vetëm një koment: “Turp!”.

Kujtojmë, se Sinani ka pasur edhe një bashkëpunim në vitin 2019-të me Yllkën së bashku edhe me Sabri Fejzullahun.

Theksojmë se Skenat e klipit ku Sinan dhe Yllka duken si të dashuruar, ka sjellë jo pak shqetësime për gruan e tij, Andrrën, për të cilën Sinani ka thënë dhe më parë që është shumë xheloze.

Të Fundit
spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img