Alb'swiss TV
Sport

Anulohen stërvitjet, klubi i Premierligës goditet nga koronavirusi

anulohen-stervitjet,-klubi-i-premierliges-goditet-nga-koronavirusi

Klubi i Premierligës goditet nga koronavirusi, anulohen stërvitjet.

Koronavirusi e ka goditur klubin anglez të Neëcastle United. Seancat e fundit stërvitore janë anuluar dhe i gjithë grupi i futbollistëve është futur në karantinë.

Ditën e diele u konfirmuan shumë raste pozitive dhe si pasojë trajneri Steve Bruce e anuloi seancën stërvitore.

Sipas raportimit të “The Guardian”, ekipi nuk do të rikthehet në stërvitje të paktën deri ditën e mërkurë, kur futbollistët dhe stafi do të testohen sërish.

Deri më tani ndeshja kundër Aston Villas që është programuar për ditën e premte është në rrezik.

Në rast se ajo do të shtyhet për në një datë tjetër, atëherë do të bëhet ndeshja e parë e Premier League që shtyhet nga pandemia që nga rifillimi i kampionatit në qershor.

Aston Villa-Neëcastle parashikohej të ishte edhe ndeshja e parë me tifozë në Premier League që nga muaji mars pasi qeveria vendosi të lejojë në stadiumet e Britanisë së Madhe që prej datës 2 dhjetor të paktën 2 mijë tifozë për ndeshje.

Të ngjajshme

Lazio mendon ta shesë, deklaratat mund t’i kushtojnë rëndë Luis Albertos

albswiss.com

Telashe për Gattuson para derbit me Milanin

albswiss.com

Ronaldo thyen rekordin historik

albswiss.com