Alb'swiss TV
Lajme

Arben Gashi tregon arsyet e humbjes së LDK-së në Podujevë

arben-gashi-tregon-arsyet-e-humbjes-se-ldk-se-ne-podujeve

Arben Gashi tregon arsyet e humbjes së LDK-së në Podujevë.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka folur pas mbledhjes së jashtëzakonshme të strukturave të partisë në selinë e këtij subjekti politik. Ai e ka komentuar edhe humbjen në zgjedhjet e djeshme në Podujevë.

Gashi është pyetur edhe nëse është zbehur fuqia e Agim Veliut në parti pas kësaj humbje, ndërsa ka thënë se ai vazhdon t’i mbajë pozitat e njëjta.
“Nuk di çka konsiderojmë zbehje të fuqisë politike. Z. Veliu vazhdon t’i mbajë të njëjtat pozicione politike që i ka pasë”, tha Gashi.

Shefi i GP të LDK-së paraprakisht tha se ka dy arsye për rezultatin e keq në këto zgjedhje.

“Është rezultat i gjendjes së shkuarjes në zgjedhje të jashtëzakonshme dhe rezultat i një situate kur kemi një shkëputje të njërit nga kandidatët e LDK-së dhe kjo ka ndikuar që të ketë njëfarë pakënaqësie”, tha Gashi.

Të ngjajshme

Pamje nga vendi i aksidentit tragjik, ku dyshohet se humbën jetën 4 kosovarë

albswiss.com

Instituti Kombëtar ‘iu bërtet’ qytetarëve pas daljes së 963 rasteve: “Virusi kudo, virusi vret, maskat”

albswiss.com

Zhvillime t e fundit, mblidhet Kryesia e LDK-së

albswiss.com