26.1 C
Geneva
Tuesday, July 26, 2022

Arjola Demiri tregon sfidat për të fituar kujdestarinë e fëmijëve: “Ose me mua ose me atë”

“Ose me mua ose me atë”, Arjola Demiri tregon sfidat për të fituar kujdestarinë e fëmijëve.

Aktorja e njohur shqiptare, Arjola Demiri, ka bërë një tjetër rrëfim për jetën personale – mbi kujdestarinë e fëmijëve të saj, ku kjo e fundit pretendon se ish-bashkëshorti ka dashur ta ndajë me fëmijët.

Derisa po pastronte vetullat e blogeres Sara Berisha, aktorja tha se është gjendur përpara një padrejtësie pasi në Gjykatë i është kërkuar edhe ndarja e fëmijëve.

Por, ajo shtoi më tej se nuk e ka pranuar këtë gjë, por ka vënë kusht që ose të tre fëmijët do të qëndronin me të, ose të tre bashkë me të atin.

“U bënë tre vjet zemër. Gjyqi i kujdestarisë bashkë më ndarjen, ma zvarritën, këtu nuk pyesin, donin të m’i ndanin fëmijët dhe i thashë, o do rrinë të tre me mua, ose të tre me atë”, u shpreh ajo.

Arjola theksojmë se është nënë e tre fëmijëve. Në Big Brother VIP, Demiri që nga fillimi ka folur haptazi për divorcin dhe dhunën e përjetuar nga ish-bashkëshorti.

E njëjta madje që në fillim bëri me dije se është këtu për të fituar çmimin e madh prej 100 mijë eurosh për fëmijët e saj.
Ajo momentalisht është banorja më e preferuar brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Të Fundit
spot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_img