Alb'swiss TV
Lajme

Armend Zemaj pas takimit me Hotin: U dakorduam për vendimet për festat e fundvitit

armend-zemaj-pas-takimit-me-hotin:-u-dakorduam-per-vendimet-per-festat-e-fundvitit

Zemaj pas takimit me Hotin: U dakorduam për vendimet për festat e fundvitit.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka treguar se sot me kryeministrin Avdullah Hoti, Policinë dhe inspektoratet, janë dakorduar për vendimet që do të merren për festat e fundvitit, raporton Express

Zemaj tha se dakordimi për masat që do të merren për festate fundvitit është bërë pas analizimit të situatës me koronavirus në Kosovë.
“Me kryeministrin, z. Avdullah Hoti, kolegët ministra, Policinë e Kosovës, dhe Inspektoratet, gjatë takimit të sotëm, analizuam situatën epidemiologjike në vend sa i përket COVID-19 dhe u dakorduam për vendimet për festat e fundvitit”, ka shkruar Zemaj.

Zemaj ka bërë të ditur se nga sot, edhe Inspektorati i Punës do të jetë mbikëqyrës i zbatimit të masave anti-covid.

“Nga sot, pjesë e aktiviteteve tona, do të jetë edhe Inspektorati i punës dhe bashkë me të gjitha inspektoratet tjera do të mbikëqyrin zbatimin e masave anti-covid”, ka shkruar Zemaj.

Ky është statusi i plotë i Zemajt:

Me kryeministrin, z. Avdullah Hoti, kolegët ministra, Policinë e Kosovës, dhe Inspektoratet, gjatë takimit të sotëm, analizuam situatën epidemiologjike në vend sa i përket COVID-19 dhe u dakorduam për vendimet për festat e fundvitit.

Duke i falënderuar të gjithë për punën dhe angazhimin e pareshtur gjatë gjithë kohës, është më se e domosdoshme që ky bashkëpunime dhe bashkërendim i veprimeve të vazhdojë edhe më tej dhe secili në përgjegjësinë e vet t’i zbatoj detyrat me rigorozitet.

Nga sot, pjesë e aktiviteteve tona, do të jetë edhe Inspektorati i punës dhe bashkë me të gjitha inspektoratet tjera do të mbikëqyrin zbatimin e masave anti-covid.

Bashkë ia dalim!

Të ngjajshme

Gani Geci ka diҫka për të thënë për Thaҫin, Veselin, Krasniqin dhe Selimin

albswiss.com

Pas fitores së Joe Biden, profesoresha amerikane e paralajmëron Vuçiqin

albswiss.com

Shaip Kamberi tregon pse mori flamurin kuq e zi në Kuvend të Serbisë

albswiss.com