Arsenali po mban një vëzhgim të ngushtë mbi bisedimet e kontratës së Raheem Sterling në Manchester City, zbulon Daily Star Sport.
Bosi i Topçinjve Mikel Arteta, është një admirues i madh i anësorit të Anglisë, 26 vjeç, dhe kishte një marrëdhënie të shkëlqyer me të gjatë ditëve të tij si numri dy i Pep Guardiolas në City,përcjell ORAinfo.
Dhe Sterling, me vetëm 20 muaj të mbetur në marrëveshjen e tij aktuale, është një nga ata në krye të listës së objektivave të mundshëm të transferimit të Londinezëve të Veriut.
Bisedimet me Cityn për zgjatjen e qëndrimit të tij në Etihad janë duke u zhvilluar përsëri pasi ato u ndalën në fund të vitit të kaluar kur lojtari ndryshoi përfaqësues.
Sidoqoftë, ata po lëvizin “ngadalë”, sipas burimeve pranë klubit – mes kërkesave financiare të Sterling dhe luftës së tij të vazhdueshme për të komanduar një vend të rregullt fillestar në ekipin e Pep Guardiolas. /ORAinfo/