19.7 C
Geneva
Friday, March 14, 2025

Arsenal i gatshëm të shesë këtë lojtar

Arsenal i gatshëm të shesë Lacazetten.

Klubi londinez si duket nuk do të llogarit në shërbimet e francezit për sezonin e ri.

Arsenal është i gatshëm që të dëgjojë oferta për sulmuesin Alexandre Lacazette, raporton “football.london”.

Lacazette kishte nënshkruar një kontratë pesë vjeçare kur u bashkua me “Topçinjtë”, në vitin 2017, kështu që kjo verë do të jetë shansi i fundit që të marrin dëmshpërblim për të.

Këtë sezon, Lacazette ka bërë 22 paraqitje në Premier Ligën angleze, ku ka arritur të shënojë nëntë gola dhe dy asistime për skuadrën e Arsenalit.

Të Fundit
spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img