Arsenal me rikthim triumfon ndaj Tottenhamit – Alb'swiss TV
Alb'swiss TV
Sport

Arsenal me rikthim triumfon ndaj Tottenhamit

arsenal-me-rikthim-triumfon-ndaj-tottenhamit

Fiton Arsenal.

Arsenal ka arkëtuar pikët e plota ndaj rivalit lokal, Tottenham.

“Topçinjtë” ia dolën që me përmbysje nga 0 – 1 në 2 – 1 të fitojnë kryendeshjen e javës, shkruan lajmi.net.

Së pari, ishte Eric Lamela që realizoi supergol në stilin ‘Rabona’ për të zhbllokuar shifrat (33′).

Ndërsa, ishte mesfushori Martin Odegaard që pas asistimit të Tierney të barazoi rezultatin (44′), me të cilin skuadrat shkuan në pushime.

Pjesa e dytë, nisi më mirë për Arsenalin që kaluan në epërsi për herë të parë në ndeshje përmes Alexandre Lacazette që u tregua i saktë nga pika e bardhë (64′).

Gjërat u vështirësuan edhe më shumë për skuadrën e Jose Mourinhos, kur Eric Lamela u ndëshkua me të kuq, pasi mori dy kartonë të verdhë (79′).

Disa minuta me vonë, Harry Kane realizoi, por goli u anulua për pozitë jashtë loje.

Sidoqoftë, derbi i rivalëve të urryer të Londrës, përfundoi me rezultat 2 – 1.

Me këtë fitore, Arsenal renditët në pozitën e 10-të me 41 pikë, derisa Tottenham në të shtatin me 45 sosh

Të ngjajshme

Befasi në formacionet zyrtare Roma – Milan

albswiss.com

Alarm i kuq për skuadrën e Juventusit

albswiss.com

Kush do të jenë trashëgimtarët e pasurisë së Maradonës?

albswiss.com