Në verën e vitit 2020, Van de Beek u bashkua me Man United nga Ajax.
Pasi luajti në Amsterdam dhe u vendos si titullar për Kombëtaren e Holandës, mesfushori mbërriti me shpresa të mëdha.
Fatkeqësisht për van de Beek dhe Man United, lidhja e tyre nuk ka qenë shumë e suksesshme deri më tani. Van de Beek definitivisht nuk i pëlqen menaxherit Ole Gunnar Solskjaer,përcjell ORAinfo.
Edhe pse ka ende kohë që van de Beek të përcaktojë vlerën e tij këtë sezon, ai dhe përfaqësuesit e tij duhet të mendojnë në mënyrë diskrete për të vazhduar nëse situata nuk përmirësohet.
Arsenali, zbulon Fichajes është një ekip që mund të jetë i gatshëm t’i japë van de Beek një rrugëdalje nga United.
Arsenali thuhet se është i gatshëm të hedhë 25 milionë euro në tryezë në mënyrë që të vërë në provë vendosmërinë e Man United. /ORAinfo/