16.9 C
Geneva
Saturday, March 15, 2025

Arsenali regjistron një rekord negativ të klubit që se kishte bërë në 35 vite

Arsenali nuk arriti të nxjerrë më shumë se një barazim në ndeshjen ndaj skuadrës së Brightonit, e vlefshme kjo për xhiron e shtatë të Premier Ligës.

Brighton po vazhdon me formën e mirë në këtë kampionat, duke qëndruar në tabelë afër skuadrave që konsiderohen pretendente për titull këtë sezon.

Arsenal në anën tjetër u ndal pas një ecurie të tri fitoreve radhazi, duke vazhduar me pasivitetin në fazën sulmuese.

Londinezët kanë shënuar vetëm pesë gola në Premier Ligë këtë sezon pas shtatë xhirove të para, gjersa kanë shënuar vetëm një gol si mysafair në katër xhiro.

“Gunners”, me vetëm pesë gola pas shtatë xhirove të para, kanë barazuar rekordin e klubit të vendosur në sezonin 1986-87, për më së paku gola të realizuara në ligë në këtë fazë pas shtatë xhirove.

Londinezët pas pushimit ndërkombëtar, do ta zhvillojnë ndeshjen e ardhshme ndaj skuadrës së Crystal Palace më 18 tetor në Emirates.

Të Fundit
spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img