19.7 C
Geneva
Friday, March 14, 2025

Atletico dhe Real ndajnë pikët në derbin madrilen

Paqe në “Wanda Metripolitano”.

Atletico Madrid dhe Real Madrid kanë ndarë pikët në derbin madrilen të zhvilluar në “Wanda Metripolitano” në kuadër të xhiros së 26-të në La Liga.

Ndeshja ishte mjaftë interesante, por në fund rezultati përfundimtar doli të jetë 1 – 1, shkruan lajmi.net.

“Los Rijoblancos” realizuan të parët përmes një kundëraksioni, në të cilën Marcos Llorente asistoi për Luis Suarez, që në mënyrë mjeshtërore shënoi në portën e Jan Oblakut.

Mysafirët, arritën të gjejnë golin në fundin e ndeshjes përmes Karim Benzema që u asistua nga Casemiro (87′).

Pas këtij barazimi, Atletico mban kreun me 59 pikë, derisa Real renditët në pozitën e tretë me 53 sosh.

Të Fundit
spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img