Nga Prof. Izri Rexha
Organizimi i mësimit në diasporë
Parlamentin Evropian në vitin 2007 votoi amendamenti kushtetues sipas të cilit ç’do fëmijë në Bashkimin Evropian duhet të zotëron gjuhën e shtetit në të cilin jeton, dy gjuhë të huaja si dhe gjuhën amtare. Arsyeja pse gjuhën amtare qëndron se Evropa nuk është si SHBA– të ku flitet një apo dy gjuhë, por në kontinentin e vjetër kemi shumë gjuhë zyrtare të përdorura dhe fëmijët duhet të komunikojnë në të ardhmen me shumë shtete po edhe me shtetin prej nga vijnë jo vetëm nga aspekti familjar, turistik, por edhe ekonomik, administrativ, shkencor, teknik, mjekësor, sportiv, të punësimit etj.
I vetmi shtet që i përmbahet këtij ligji si duhet është Suedia e cila i mundëson secilit fëmijë që të mëson gjuhën e shtetit prej nga vjen. Më pas e ndjek Austria. Fëmijët kanë të drejtë në Evropë po edhe në botë të mësojnë gjuhën amtare, por kemi shumë fëmijë që nuk e kanë gjuhë amtare një gjuhë që e mësojnë në institucione shkollore megjithatë ata duan vetë të përvetësojnë gjuhën e shtetit prej nga vijnë. Ky është një problem shumë delikat që kërkon kujdes të veçantë dhe qasje krejtësisht ndryshe në procesin mësimor. Për shembull te ne janë rastet e goranëve, tërbeshëve, turqve, romëve, etj. të cilët duan të rikthehen në rrënjët e tyre apo të mësojnë gjuhën e shumicës shqiptare. Te rusët janë rastet e çeçeneve, gjeorgjianëve dhe të tjerëve të cilët duan të mësojnë rusisht. Te turqit janë, kurdët, tatarët, kombësitë e ndryshme që jetojnë në Turqi. Kështu janë edhe te gjuhët e tjera.
Në ligjin e Parlamentit Evropian është paraparë edhe numri i orëve në javë, që parasheh për një grup nga 3-7 fëmijë, 2 deri në 6 orë mësim në javë. Megjithatë, në Austri nuk është e mundur mësimi i gjuhës amtare më shumë se dy orë të zbatohet në praktikë për shkak të orarit të stër ngarkuar të fëmijëve me lëndë të tjera. Por sipas Ligjit Evropian kjo është e mundur dhe e ligjshme. Grupi i nxënësve në Austri duhet të jetë nga 10 deri 12 nxënës për dy orë mësim, të cilët sipas moshës mund të ndahen. Për një grup të nxënësve pasi ata i ndajmë në grupe, shpesh herë mbahet vetëm një orë në javë mësim nga arsyeja e strukturës heterogjene të grupit që të mësojnë fëmijët e klasave parashkollorë, klasa e parë dhe e dytë bashkë si dhe klasat e tretë dhe e katërtë bashkë. Nëse struktura e grupit është e njëjtë atëherë fëmijët mësojnë dy orë. Ndarja e orëve bëhet në rrethana të shkollës që organizohet mësimi. Mësuesi apo mësuesja duhet të koordinohet me shkollën dhe koordinatorin e shkollave apo inspektoratin e mësimit sipas atyre rrethanave që i ofrohen. Për këtë arsye mësuesit janë drejtpërdrejtë të punësuar në Ministrinë e Arsimit të Austrisë e jo në shkollën e përcaktuar me një kontratë që quhet Kontratë e Ndryshme dhe ka një rol shumë me rëndësi në të gjitha shkollat ku punon. Këto orë gjithashtu financohen nga Ministria e Arsimit të Austrisë e jo nga Landi apo republika ku punojnë mësuesit apo mësueset.
Arsyeja pse disa shtete të Evropës nuk e kanë përfillur si duhet këtë ligj dhe nxënësit nuk e kanë mundësin e ndjekjes së mësimit në institucione shkollore në gjuhë amtare qëndron në politikat e gabuara të Landeve apo Kantoneve për të huajt. Mos kyçja e të huajve në politikë në vendet ku ata jetojnë ka ndikuar shumë negativisht në mos zbatimin e këtij ligji evropian, prandaj shqiptarët duhet të hyjnë në partitë politike në shtetin ku jetojnë që të dëgjohet edhe zëri i tyre, ashtu të vijnë deri te realizimi i synimeve e që njëri nga qëllimet është mësimi i fëmijëve të gjuhës shqipe nëpër institucione zyrtare dhe respektimi i kulturës e traditave prej nga vijnë. Ata duhet të koordinohen me të gjithë intelektualët e mirëfilltë të shtetit ku jetojnë, ti paraqesin arsyet pedagogjike, psikologjike, sociale, ekonomike dhe të komunikojnë me koordinatorët e mësimit, drejtorët e shkollave e të tjera duke i ftuar të mbajnë tryeza të përbashkëta për këtë temë, manifestime të shteteve prej nga vijnë, apo edhe me kërkesa të pareshtura të prindërve dhe të fëmijëve për të drejtën e tyre elementare.
Mësuesi apo mësuesja si koordinator i mësimit duhet gjithashtu të jetë një bartës i këtyre kërkesave të prindërve dhe të depërton në institucionet shtetërore arsimore që mësimi i Gjuhës së Parë të zë një vend të merituar në vendin ku jeton. Një rol të veçantë në këtë proces mund të japin shoqatat kulturore artistike humanitare shqiptare si dhe Ambasadat tona duke kërkuar në formë miqësore të drejtën elementare të fëmijëve që është e garantuar edhe përmes UNESKO-s dhe kjo është mësimi i fëmijëve në gjuhën amtare në institucionet shkollore si e drejtë themelore njerëzore dhe të jetë i financuar nga shteti ku jetojnë, sepse nga ky arsimim do të përfiton më së shumti shteti në të cilën jeton fëmija. Vetëm me bashkëpunim të mirëfilltë dhe synim të qartë dhe progresiv arrihet objektiva e paraparë.
Mësuesi si koordinator i mësimit të gjuhës amtare në shtetin në të cilin jeton
Koordinimi i punës së mësuesit në procesin mësimorë për gjuhë amtare është i vështirë, i stresuar, delikat, i tensionuar, për shkak të ngarkesave që ka mësuesi gjatë koordinimit të punës në qarkoren mësues – drejtori i shkollës – Drejtoria e Arsimit – nxënës – prind – dhe të tjerët. Në pjesëmarrjen e nxënësve në mësimin plotësues rolin vendimtar e ka mësuesi. Pa mësuesen apo mësuesin në aspektin e afirmimit të gjuhës amtare në diasporë thuaja se nuk funksionon asgjë. Le të harron dikush që të sjell ndonjë mësues nga vendet tona në vend të një mësuesi apo mësueseje që punon së paku 5 vite në ndonjë qytet, sepse nuk do të ketë sukses. Që të punon njeriu si mësues në Austri jo vetëm që duhet të ketë përgatitjen superiore por duhet edhe të zotëron gjuhën gjermane në nivelin C1. Ai apo ajo duhet edhe të jetë ndërmjetësues në mes të fëmijëve, prindërve, mësueseve të tjerë, drejtoreshës së shkollës dhe Koordinatorit të Mësimit apo inspektorit të mësimit si quhet në Kosovë.
Diagrami lidhur me koordinimin e punës mësimore të gjuhës amtare
Apo mësuesja ka për detyrë që për lajmërimin e fëmijëve në mësimin plotësues, me secilin fëmijë apo prind, me secilin drejtor të shkollës, me secilën shoqatë kulturore qoftë e huaj apo e bashkatdhetarëve të bisedon. Nganjëherë koordinimi i punës është proces i vështirë dhe thuaja i pa mundur që të kemi rezultate gjatë organizimit të mësimit plotësues. Arsyeja është se fëmijët janë të stërngarkuara me detyra të tyre, orari i mësimit i pa mjaftueshëm për të mbajtur orë plotësuese, mësimi për gjuhë amtare mbahet në Landin e Austrisë së Epërme vetëm pasdite, disa mësuese apo mësues austriak kërkojnë orarin e njëjtë për lëndët e tyre dhe po nuk i morën orët menjëherë bëjnë denoncime në shkollë, disa prindër nuk dëshirojnë ti sjellin fëmijët në gjuhë amtare, mandej herë i lajmërojnë mandej i ç’lajmërojnë, disa prindër denoncojnë pa arsye mësuesen ose mësuesin për imtësi të vogla. Vështërsit që kanë drejtorët e shkollave të Austrisë si mbikëqyrës të mësimit është gjithashtu një shkak që pengon këtë proces, sepse ata marrin edhe një punë shtesë obligative që të përcjellin këtë punën mësimore deri sa të kryhet mësimi në shkollë. Pra atyre iu shtohet edhe një obligim që ligjërisht duhet të kujdesen për këtë mësim dhe në mesin e tyre është ndonjëri që nuk do të organizoj këtë mësim, jo pse është kundër gjuhës së parë por për shkak se më lehtë është të jetë pa përgjegjësi.
Tani drejtorët kanë autonomi më shumë ligjore që kanë mundësi t’i ikin këtij obligimi. Shumica e drejtoreshave dhe drejtorëve janë shumë miqësor dhe të afërt me mësuesit e gjuhës amtare, sepse ashtu iu kërkojnë shefat e tyre dhe vetë dëshirojnë që nxënësit e tyre të jenë më të përgatitur, më të përkryer si personalitet. Ata e dinë që fëmija që mëson gjuhën amtare është personalitet më i avancuar, më i përsosur, më i dijshëm dhe emocionalisht më i formuar. Ka shkolla që e organizojnë vetë këtë lloj të mësimit me kërkesën e drejtoreshës apo edhe të prindërve pa ndihmen e mësuesit apo mësueses së gjuhës amtare.
Që nga viti 2023 në Austri është ndërruar emërtimi i gjuhës amtare me emërtimin Gjuhë e Parë. Vetë emërtimi tregon se Ministria e Austrisë i kushton një rëndësi shumë të madhe mësimit të gjuhës amtare. Janë hap web faqe të reja si dhe janë formuar një mori institucionesh që merren me këtë lëmi dhe financohen për zhvillimin, përkryerjen, hulumtimin e mësimit të gjuhës së parë. Në një bised me një koordinatore[1] të mësimit ajo thotë: “Çdo fëmijë që ka vullnetin e lajmërohet për mësimin e gjuhës amtare që nga viti që vjen duhet të mbaj dy orë mësim gjuhën e nënës, unë do të bëj çmos që gjuha amtare të gjen vendin e merituar në shkollë sepse e vlerësoj si pjesë të edukimit esencial të njeriut pa të cilin njeriu nuk mund të bëhet një personalitet i përkryer”. Mësuesi në Austri edhe këtu duhet të jetë aktiv dhe ti përcjell të gjitha zhvillimet e shkencës dhe teknikës në lëmin e vetë.
Mësimi i Gjuhës së Parë është një ofertë vullnetare dhe falas në sistemin shkollorë të zakonshëm austriak dhe të disa shteteve evropiane i cili financohet organizohet, mbahet dhe shkencërisht hulumtohet përmes ministrive të arsimit dhe universiteteve që bashkëpunojnë në mes vete lidhur me këtë temë. Qëllimi i të gjithëve është të forcohen aftësitë gjuhësore të nxënësve në gjuhën e tyre të parë e të dytë bilinguistig. Në mësime, gjuha e përditshme konsolidohet dhe aftësitë gjuhësore arsimore zhvillohen gjithnjë e më shumë. Mësohen gjithashtu aftësitë e të lexuarit dhe të shkruarit te të dy gjuhët. Kështu, mësimdhënia e gjuhës së parë kontribuon në zhvillimin e identitetit shumë gjuhësor dhe të krijimit të një karakteri të mirëfilltë e të dobishëm në të ardhmen, në shoqëri dhe aftësi për punë. Për këtë arsye nxënësit që mësojnë Gjuhën e Parë duhet të mësojnë plan programin deri në klasën e pestë të njëjtë me plan programin e lëndëve të gjuhëve të tjera. Nga klasa e pestë stagnon ky proces sepse fjalori i nxënësit në gjuhën e shtetit përparon shumë, mandej nuk mundet të mbërrij hapin me një orë mësimi gjuhë amtare atë që ai për shembull e mbërrin në gjermanisht me 4 apo pesë orë në javë si dhe fjalorin e shumë lëndëve tjera që mëson . Pra edhe librat për diasporë duhet ashtu të punohen deri në klasën e pestë, por të punohen librat e klasës së gjashtë me tekstet që duhet të konsiderohen se duhet të mësohet klasa e pestë sepse nxënësi nuk zotëron më shumë njohuri.
Nga ajo që u tha më lartë vijmë në përfundim se secili shtet ka interesim që mësimi i gjuhës së parë të jetë nga aspekti didaktik e metodik i përkryer. Prandaj institucionet e vendeve tona nuk duhet të mundohen të marrin flamurin në dorë dhe të bëjnë trysni në ambasada dhe te aktivistët politik kinse në nxitjen e tyre në sensibilizimin e prindërve që të organizojnë mësimin plotësues në diasporë. Sepse atë punë munden vetëm shoqatat e mësuesve aktiv të kryejnë, si dhe mësuesit e gjuhës shqipe, partitë politike të vendit dhe çdo përzierje e zyrtarëve nga Kosova në mësimin plotësues në vendet evropiane është shkelje e ligjit në vendin ku mërgimtarët jetojnë dhe i bëjnë dëm këtij procesi. Ata munden të financojnë mësimin aty ku këto shoqata të mësuesve kërkojnë ndihmë si dhe aktiviteteve që bëjnë mësuesit e gjuhës shqipe me rastin e festimeve, ekskursioneve, librave shkollorë, mbajtjen e seminareve nga aspekti metodik didaktik për mësues, mbajtja e seminarëve për gjuhë dhe letërsi shqipe, hapjen e webfaqeve për detyra në gjuhën shqipe, hapja e lojërave kahot apo të tjera në internet e të tjera.
Në mesjetë mësimi i gjuhës amtare llogaritet si përgatitja e kalorësit për dy luftim, shpata krahasohej me gjuhën e parë, shtiza me gjuhën e dytë, mburoja me gjuhën e tretë, shigjeta me gjuhën e katërt…. Sa më shumë armë kishte njeriu përgatitej më lehtë të triumfonte në betejë. Kështu është edhe me përgatitjen e njeriut për jetë sa më shumë gjuhë të mësuara më lehtë dhe më shpejtë gjendet njeriu në jetë.
Bashkëpunimi i mësuesit dhe koordinimi me institucionet e Kosovës dhe Shqipërisë
Detyra kryesore e ministrive të dy shteteve tona është të ofroj mundësi më të mira dhe të krijoj parakushte më të përshtatshme për bashkëqytetar të vetë kudo që janë shpërngulur e jetojnë duke u mbështetur në hulumtime më të reja shkencore në fushën e pedagogjisë. Ky duhet të jetë edhe qëllimi kryesor i mësueseve dhe mësueseve të gjuhës shqipe në diasporë, i mbështetjes me të gjitha resurset që kanë në shërbim të gjeneratave së ardhshme. Pa gjuhë nuk ka përkatësi kombëtare dhe pa përkatësi kombëtare nuk ka karakter të mirëfilltë të njeriut.
Mjerisht zyrtarët e Kosovës kur janë ardhur në Austri kanë kërkuar pa termine të hospitojnë në orë tona të mësimit dhe me të drejtë disa mësues e mësuese në Linz nuk i kanë pranuar që ata të vëzhgojnë këtë proces sepse është dashur të marrin leje të posaçme nga organet drejtuese austriake. Gjithashtu kanë punuar revistë të pa kordinuar me mësuesit e diasporës, normalisht që ajo revistë është kthyer si e pa pranuara nga mësuesit e Austrisë. Arsyeja ishte se revista „Ura“ kishte 80% material për Ministrinë e Diasporës dhe histori kombëtare dhe vetëm 20% përmbajtje edukimi. Ata punuan gjashtë libra në shkurtë të vitit 2012 të cilat në Austri nuk i porositën mësuesit e gjuhës amtare për shkak të mangësive didaktike, metodike, përmbajtjesore, tematike. Qëllimet e temave ishin të pa shtjelluara si duhet. Me një temë nuk ke mundur të zhvillosh nga fillimi deri në fund të orës për shkak se nuk ka pasur material të mjaftueshëm, mandej është dashur dy tema apo tri tema të ndryshme të shtjellohen, detyrat kanë qenë të mangëta, të pa kapshme për botën e fëmijës të cilat kanë shkaktuar monotoni dhe nervozizëm jo vetëm te nxënësi por edhe te mësuesi apo mësuesja. Pra shkrimtarët e vendeve tona mendojnë ndryshe nga puna e mësuesisë në diasporë, ata pa neve mësuesit janë të mangët në përpilimin e librave shkollorë dhe idet të cilat i kanë nuk përputhen me mësimin në diasporë. Ata kurrë nuk llogaritin numrin e orëve gjatë vitit dhe numrin e temave, temat i shkruajnë sipas asaj se si ua merr mendja.
Tani përsëri zyrtarët e Kosovës kanë punuar një libër të nivelit të parë me një peshë jashtë normativit shkollor për klasën e parë. Është për tu habitur se si nuk e kanë peshuar në dorë librin ose nuk e kanë pyetur një nxënës të klasës së parë se“A është i rëndë libri?“.Për të gjykuar se vetë pesha është tepër e ngarkuar për një fëmijë gashtë vjeç. Libri i abetares është tërësisht i pa përshtshëm nga aspekti didaktik, metodik, përmbajtjesor. Edhe pse e kanë mbajtur sekret nga unë librin më në fund e kam parë që kanë bërë një punë si thesi i një lypësi dikur moti që mbushej me misër, grurë, fasule, patate, qepë dhe në fund nuk mbetej asgjë për lypsin e ngratë për të ngrënë.
Krahasimi i librit të zyrtarëve të Kosovës dhe Shqipërisë me thesin e një lypësi
Shpresoj që edhe ky libër të mos jetë punuar e iniciuar nga ish zyrtari Nuhi Gashi që tani ka kaluar si udhëheqës i të dy shtëpive botuese Dukagjini dhe Albas i cili librin e sheh si tender për përfitime personale e jo si mjet që mësuesi i diasporës duhet për ditë të punoj.
Zyrtarët e Kosovës janë munduar deri tani të koordinojnë mësimin në Diasporë duke i zgjedhur mësuesit, kryetarët e shoqatave „Naim Frashëri“ personat të cilët ishin servil të tyre, të dëgjueshmit ti marrin afër veti dhe të tjerët të cilët kishin qëndrimet e tyre e të mos i lejojnë as në seminare të marrin pjesë. Unë si sekretar i Shoqatës së mësueseve të SLÖ të Gjuhës Amtare për Austri të Epërme i kam kritikuar shpeshherë edhe zyrtarët austriak dhe kam qenë i vendosur dhe i ashpër në kritikat e mia të cilat i kam bërë me shkrim sikur tani, por kritikat e mia janë marrë si këshillë dhe prapë e kemi koordinuar punën bashkë dhe ka dhënë rezultate në ngritjen e cilësisë së mësimit të gjuhës amtare.
Si koordinator i këtij procesi mësimor në afirmimin e gjuhës amtare shqipe te fëmijët dhe të tjerët e ka për obligim të kërkoj edhe më tutje rrugë të reja që ky proces të vij në vendin e merituar. Por si mundet të ketë koordinim me zyrtarët e Kosovës kur dihet që çështja e librit shkollorë në Kosovë është çështje biznesi ku peshku i madh e kapërdinë peshkun e vogël dhe të drejtën e kanë vetëm një grup i zyrtarëve që mbahen si elefant të mëdhenj dhe nga atje nuk duan të dëgjojnë zërin e një anëtari të tyre të këtij procesi esencial për kombin që e shohin sa një miush të vockël. Konkurrenca bën cilësi, pa konkurrencë ka vetëm diktaturë, mashtrim, neglizhencë të punë së mirë, dhe anarki. Në Austri ç‘do shtëpi botuese i ofron shkollave librat e vetë dhe ministritë merren vetëm me vlerësimin e librit se a i plotëson kriteret bazë për të hyrë në listën e librit shkollorë e jo me tenderët e librit dhe me keqpërdorimet që mund të bëhen me libër. Më pas mësuesit në mes të shumë librave e zgjedhin vetë librin që dëshirojnë të punojnë, kështu duhet të funksionon edhe te ne shqiptarët e jo të na dirigjojnë elefantët se „Këto janë librat që duhet ti merrni dhe librat tjerë të mësueseve nuk do ti botojmë“. Kosova dhe Shqipëria duhet të bëjnë dhjetëra libra të përshtatshme për mësimin e gjuhës shqipe në diasporë, por jo pa mësuesit e gjuhës shqipe që janë aktiv dhe dhënë kontributin në hartimin e librit dhe jo me tenderët e librit për përfitime personale se ashtu dalin libra jo cilësor, jo të përshtatshëm, jo të kapshëm për botën e fëmijës por të kapshëm e të pranuar nga vetë ata xhep përfituesit.
Në fund mund të them vetëm atë se bashkimi bën fuqinë. Me bashkëpunim të mirëfilltë ka punë të mirë dhe të dobishme për të gjithë komunitetin tonë që jeton në diasporë. Uroj që përherë edhe me armikun më të madh të bashkëpunojmë që gjuha shqipe të renditet e para në Evropë.
Prof. Izri Rexha, mësues i gjuhës shqipe në Linz të Austrisë
[1] Emrin e inspektores nuk e përmendi për shkak të privatësisë së saj