Alb'swiss TV
Lajme

Avdullah Hoti shkon në seli të LDK-së, pas ftesës për mbledhje urgjente

avdullah-hoti-shkon-ne-seli-te-ldk-se,-pas-fteses-per-mbledhje-urgjente

Mbledhja urgjente në LDK, Avdullah Hoti shkon në seli të partisë.

Kryeministri Avdullah Hoti është parë duke hyrë në zyrat e LDK-së në Prishtinë, aty ku për pak pritet të fillojë mbledhja e kryesisë së këtij subjekti, raporton Gazeta Express.

Kjo mbledhje vjen një ditë pas rezultatit të zgjedhjeve në Podujevë.

Mustafa ka thirrur mbledhje urgjente të partisë në ora 14:00, derisa, në të do të marrin pjesë Kryesia e partisë.

Kjo mbledhje e LDK-së vjen një ditë pas rezultatit në zgjedhjet në Podujevë, ku kandidati i kësaj partie për kryetar të komunës, Nexhmi Rudari është radhitur i dyti, duke e humbur për herë të partisë pushtetin e Lidhjes Demokratike në këtë komunë.

Pas rezultatit, Mustafa tha për media se do ta kthejnë këtë komunë në zgjedhjet e tetorit të vitit 2021.

Të ngjajshme

Mot i acartë edhe nesër, këto janë temperaturat

albswiss.com

Babë e djalë vdesin nga koronavirusi në Podujevë, vjen rrëfimi i familjarëve

albswiss.com

Tërmeti në Turqi, Ambasada e Kosovës vjen me njoftim për kosovarët që jetojnë në Izmir

albswiss.com