Alb'swiss TV
Lajme

Avdullah Hoti tregon a do të kandidojë sërish për Kryeministër

avdullah-hoti-tregon-a-do-te-kandidoje-serish-per-kryeminister

Gjykata Kushtetuese ka marrë vendim që vendi të shkojë në zgjedje të parakohshme.

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti është deklaruar për herë të parë, pasi votimi i qeverisë së tij u shpall jokushtetues.

Hoti, kur u pyet nëse do të kandidojë për Kryeministër, ka thënë se akoma nuk është diskutuar brenda partisë.

“Sigurisht do të diskutojmë brenda strukturave të partisë, për të marrë një vendim. Por, jemi në pozicion të mirë, duke pasur një bagazh të punëve të mira që i kemi bërë”, ka thënë Hoti.

Hoti ka bërë thirrje të mos shpërndahet Kuvendi pa e votuar buxhetin për vitin 2021 dhe pa ratifikuar marrëveshjet ndërkombëtare.

“Unë do të kujdesem si kryeministër, që asnjë punë të mos mbetet prapa, deri sa të kemi një Qeveri të re me mandat”, ka thënë Hoti.

Thotë se do të mbahet mend për qeverisje të mirë dhe rregullim të raporteve me SHBA’në.

“Kemi arritur marrëveshje e Uahsingtonit, e kemi rijetësuar dialogun me Serbinë. Kemi udhëhequr me parimet të qarta, sipas ligjit dhe sipas Kushtetutës”

Të ngjajshme

130 nxënës të infektuar me koronavirus, mbyllen 14 shkolla

albswiss.com

Vendimi i Kushtetueses, ish-gjyqtari tregon nëse Albin Kurti mund të bëhet kryeministër

albswiss.com

Ministri Zemaj paralajmëron vendim që të lehtësohen masat anti-Covid

albswiss.com