Alb'swiss TV
Sport

‘Baba’ mbeti pa punë, Ballkani e shkarkon nga posti i trajnerit

‘baba’-mbeti-pa-pune,-ballkani-e-shkarkon-nga-posti-i-trajnerit

Ballkani e shkarkon trajnerin Ismet Munishi.

Ballkani e ka shkarkuar trajnerin Ismet Munishi, pas rezultateve të dobëta para pushimit dimëror në Superligë.

Ballkani i humbi tri prej pesë ndeshjeve të fundit para përfundimit të pjesës së parë të sezonit, duke bërë hap të madh prapa në garë për titull, raporton Gazeta Express.

Tri disfata kundër tre rivalëve të drejtpërdrejt për titull, kundër Dritës dhe pastaj kundër Prishtinës dhe ndaj Gjilanit radhazi para se Superliga të shkonte në pushim dimëror, e kanë shtyrë klubin nga Suhareka t’i ndajë rrugët me Munishin.

Munishi e konfirmoi shkarkimin për mediat në vend, duke thënë për Kanal 10: “Po është e vërtetë, mënyra sesi ka ndodhur shkarkimi im nuk është për media”.

Munishi ishte shumë pranë ta udhëhiqte Ballkanin drejt titullit të parë në Superligë në historinë e klubit sezonin e kaluar, por u mund në garë për të nga Drita në javën e fundit.

Dhe tani, kur Ballkani ishte lider shumicën e kohës gjatë pjesës së parë të sezonit, Drita ia rrëmbeu kreun sërish dhe krijoi një epërsi prej tri pikëve ndaj tij.

Për shkak të humbjeve dhe formës së dobët të skuadrës së tij, Munishi e humbi toruan duke ofenduar dhe sharë analistët dhe të tjerët në rrjetet sociale, gjë për të cilën kërkoi falje dhe u pendua më vonë.

Të ngjajshme

Bastien Toma ja ‘mbyllë dyert’ Kosovës!

albswiss.com

Milan në aksion, synon transferimin e super mbrojtësit në janar

albswiss.com

Alaba – Inter, vjen lajmi i papritur

albswiss.com