fbpx
1.6 C
Geneva
Monday, December 30, 2024

Babain zviceran dhe nënen kosovare – rrëfimi ekskluziv nga Leo Besson se pse vendosi t’i përfaqësojë Dardanët

Kosova U21 në grumbullimin e radhës do ta ketë në radhët e saj edhe futbollistin e ri nga Zvicra, Leo Besson.

Ky i fundit është përzgjedhur në grupmoshat U21, duke hapur një kapitull të ri për Kosovën: Lojtarë me prejardhje nga Zvicra që vendosin ta veshin fanellën Dardane para asaj Helvetike.

Besson, babai i të cilit është zviceran, e ka nënën nga Deçani i Kosovës dhe zemra i rrahu tek dajtë. Si e përzgjedhi ai Kosovën para Zvicrës?

“Për mua ishte fare e thjeshtë ta zgjedh Kosovën. Nëna ime është nga Kosova, nga Deçani saktësisht. Ndihem krenare që jam me origjinë nga Kosova para së gjithash dhe dëshirova ta prezantojë këtë vend, së pari për mua dhe pastaj për gjithë familjen e afërt dhe të gjerë”, shpreheht në një intervistë ekskluzive për Alb’swiss TV, Leo.

“Familja e priti me shumë kënaqësi dhe krenari këtë vendimin timin, ata ishin krenar me mua”, shtoi tutje portieri i ri.

Besson ka deklaruar se e ka përcjellë vazhdimisht Kosovën dhe gjëja që atij i ka lënë më së shumti mbresa është që të gjithë futbollistët kanë luajtur me zemër në fushë.

“Unë i shikojë ndeshjet e Kombëtares së Kosovës. Është një ekip që më pëlqen shumë, është një ekip që luan me zemër dhe kështu e dua futbollin. Do shtoja se është ekip shumë i mirë me shumë lojtarë të mirë”, u shpreh zvicerano-kosovari.

Ai nuk harron të falënderojë edhe ata që ia trasuan rrugën për ta veshur fanellën verdhekaltër të Dardanëve.

“Kush më shtyri më së shumti t’i bashkohem Kosovë? Para se gjithash Fatmir Kuqi, duke përfaqësuar lojtarët zviceranë me origjinë nga Kosova, në bashkëpunim me agjentin tim z. Lorenzo Falbo, e poashtu edhe babai im i cili kujdeset për interesat e mia të futbollit.

“Njëherit falënderojë edhe Muharrem Sahitin e Bajram Shalën për interesimin e tyre”, u shpreh Leo.

Për fund, nuk harron të përmend legjendën. “Jam shumë i privilegjuar që do të më jepet mundësia të luajë në stadiumin me emrin e legjendës Fadil Vokrri”.

Besson luan me skuadrën e Servette FC U21 në Zvicër./Alb’swiss TV/

Të Fundit
spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img