Bale më në fund tregon pse u largua nga Real Madridi – Alb'swiss TV
Alb'swiss TV
Sport

Bale më në fund tregon pse u largua nga Real Madridi

bale-me-ne-fund-tregon-pse-u-largua-nga-real-madridi

Më në fund Bale tregon pse u largua nga Real Madridi.

Gareth Bale ka thënë se u largua nga Real Madridi dhe iu bashkua ekipit që e dashuron, Tottenham Hotspur, për të luajtur futboll rregullisht.

Bale iu bashkua klubit të vet të vjetër në verë në një marrëveshje huazimi njëvjeçar dhe vetëm tani ka nisur ta gjejë formën e vjetër, transmeton Gazeta Express.

Sulmuesi 31-vjeçar i ka shpjeguar arsyet pse dëshiroi të largohej nga Madridi për t’u kthyer në Tottenham.

“Mendoj se të gjithë e dinë sesa shumë e dua Tottenhamin dhe sa mirë kalova këtu para se të shkoja në Real Madrid”, tha Bale.

“Doja të luaja futboll, doja t’i ndihmoja ekipit në çfarëdo mënyre dhe ishte vendim i lehtë të kthehesha në vendin ku më duan, në vendin ku më shfaqin dashuri”, shtoi ai.

Bale i ka shënuar pesë gola në 11 paraqitje deri tani në Premierligë.

Të ngjajshme

Kjo është arsyeja pse u shty ndeshja mes Prishtinës dhe Gjilanit

albswiss.com

Kjo është renditja tabelare pas javës së 23-të në Superligën e Kosovës – garë e ashpër për titull

albswiss.com

A do të luaj sonte kundër Lazios, Cristiano Ronaldo?

albswiss.com