Alb'swiss TV
Sport

balotelli befason të gjithë me klubin e ri

balotelli-befason-te-gjithe-me-klubin-e-ri

Mario Balotelli ka gjasa të mëdha që ta vazhdojë karrierën në Angli, por në divizionin e dytë. Mediumet angleze kanë raportuar të mërkurën se skuadra e Barnsleyt ka shprehur interesim për transferimin e Balotellit.

Mësohet se palët kanë nisur negociatat që pritet të mbyllen me sukses brenda këtij muaji. Balotelli aktualisht është pa klub dhe te Barnsley do të transferohej si futbollist i lirë. Sulmuesit 30-vjeçar, së fundi ishte pjesë e Brescias, por klubi italian ia shkëputi kontratën muaj më parë për shkak të mungesave në stërvitje.

Balotelli gjatë karrierës ka fituar tituj kampioni në Angli me Manchester Cityn dhe në Itali me Interin. Ka luajtur edhe te Marseille, Nice, Liverpooli e Milani.

Të ngjajshme

Liverpool identifikon zëvendësuesin e Van Dijk

albswiss.com

Milani nuk ndalet, në janar sjell dy përforcime të mëdha

albswiss.com

Formacionet zyrtare: Prishtina- Feronikeli

albswiss.com