Barcelona nis “luftën” për yllin e Dortmund – Alb'swiss TV
Alb'swiss TV
Sport

Barcelona nis “luftën” për yllin e Dortmund

barcelona-nis-“luften”-per-yllin-e-dortmund

Barcelona e gatshme të luftojë për Haaland.

Gjiganti katalunas e dëshiron yllin e Dortmundit.

Barcelona është e gatshme të luftojë me gjigantët e tjerë evropianë, për të nënshkruar me yllin e Borussia Dortmund-it Erling Haaland, raporton “Mundo Deportivo”.

Real Madrid, Manchester United dhe Chelsea kanë shprehur interesim për sulmuesin norvegjez, por tani raportohet se Barcelona e dëshiron atë me çdo kusht, përcjell KosovaPress.

Që nga transferimi te Dortmund, Haaland është duke kaluar në formë të jashtëzakonshme, me 48 paraqitje, 47 gola dhe 11 asistime.

Dortmund momentalisht e vlerëson kartonin e Haaland rreth 110 milionë euro, por në vitin 2022, në kontratën e tij aktuale do të aktivizohet opsioni që skuadrat e interesuara mund ta transferojnë për 75 milionë euro.

Të ngjajshme

Ja kur do të merret vendimi për të ardhmen e Ronaldos

albswiss.com

E bujshme: Ibrahimovic kthehet në “Old Trafford”

albswiss.com

Laporta merr lajmin e keq nga Barcelona

albswiss.com