Barcelona merr tri pikë të rëndësishme, triumfon pastër ndaj Sevillës.
Barcelona ka shënuar fitore të madhe ndaj Sevillës në kuadër të javës së 25-të në La Liga.
Ousmane Dembele realizoi golin e parë në vitin 2021 në La Liga në minutën e 29-të.
Në minutën e 86-të Messi vulosi fitoren e katalunasve, teksa realizoi golin e dytë për mysafirët.
Me këtë fitore, Barcelona shkon në kuptën e 53 pikëve në vendin e dytë, dy më pak se Atletico Madrid, i cili ka dy ndeshje më pak të zhvilluara.