Alb'swiss TV
Sport

Barcelona turpërohet nga Getafe

barcelona-turperohet-nga-getafe

Barcelona humbet nga Getafe.

Barcelona ka humbur me rezultat minimal 1-0 kundër Getafes sonte. Lionel Messi luajti këtë ndeshje për 90-të minuta por që nuk arriti që të ndihmojë skuadrën e tij për ta fituar ndeshjen

Barcelona ka pësuar disfatë kundër Getafes sonte duke u mposhtur me rezultat 1-0.
Një pjesë e parë me të dyja skuadrat që nuk arritën të krijojnë shumë, aq më pak shanse të mira.

Vendasit e filluan më mirë takimin dhe arritën që të dalin disa herë përpara, por edhe Barcelona sulmonte vazhdimisht por në pjesën e parë nuk kishte gola.

Në pjesën e dytë De Jong do të shkaktonte penallti brenda zonës së rreptësisë të cilën penallti në gol do ta shndërronte Jaime Mata në minutën e 56-të.

Barcelona tentoi por megjithatë Getafe u tregua shumë më e mirë në kundërsulme dhe shumë lehtë ka mundur ta merr edhe golin e dytë.

Pas kësaj humbje Barcelona ka vetëm 7 pikë por ka dy ndeshje më pak të zhvilluara.

Të ngjajshme

Ibrahimovic thumbon Lukakun: Milani nuk ka pasur kurrë një mbret, por ka një Zot

albswiss.com

Barcelona vihet pas tre yjeve të mëdhenj

albswiss.com

Ky është mesazhi i Kylian Mbappes për Real Madridin

albswiss.com