Alb'swiss TV
Lajme

Bashkia e Kukësit ia heq titullin “Nder i Qarkut Kukës” Veton Surroit

bashkia-e-kukesit-ia-heq-titullin-“nder-i-qarkut-kukes”-veton-surroit

Publicistit dhe politikanit Kosovar Veton Surroi, i hiqet titulli “Nderi i Qarkut Kukës” i dhënë nga Këshilli i Qarkut Kukës në vitin 2015.

Vendimi është marrë nga Këshilli i Qarkut Kukës, në mbledhjen e radhës të mbajtur të premten.

Ky vendim sipas kreut të Këshillit të Qarkut Abdulla Domi, është marrë si rrjedhojë e kërkesës drejtuar Këshillit të Qarkut nga dy intelektualë të Kukësit, të cilët sipas Domit kanë paraqitur edhe argumentet përkatës.

Ndërsa, për kryebashkiakun e Kukësit Safet Gjicin njëkohësisht anëtar i Këshillit të Qarkut heqja e titullit është më së e arsyeshme për shkak të fushatës mediatike dhe politike që Veton Surroi po bën kundra Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Për kryebashkiakun e Kukësit Safet Gjicin njëkohësisht anëtar i Këshillit të Qarkut heqja e titullit është më së e arsyeshme për shkak të fushatës mediatike dhe politike që Veton Surroi po bën kundra Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Këshilli i Qarkut Kukës, në vitin 2015 me propozim te Klubit letrar “Anton Pashku”, Kukës, vlerësoi personalitetin e njohur, Veton Surroi, me titullin e lartë “Nderi i Qarkut Kukës” me motivin “Për kontribut të veçantë në fushën mediale dhe politike gjatë krizës së vitit 1999 dhe shpalljes së Pavarësisë së Kosovës”.

Të ngjajshme

Me avion special, Thaçi, Veseli e Selimi nisen drejt Hagës

albswiss.com

Policia jep detajet e fundit: 3 të vdekur e 15 të plagosur pas sulmit në Vjenë

albswiss.com

Rreth 1 mijë persona gjobiten nga policia për mosrespektim të masave anti-covid!

albswiss.com