fbpx
4 C
Geneva
Tuesday, December 31, 2024

Bayern Munich dhe Liverpool nisin ‘luftën’ për yllin e Napolit

Bayern Munich dhe Liverpool nisin ‘luftën’ për yllin e Napolit.

Liverpooli, që po kalon një krizë rezultatesh, është vënë në kërkim të një mbrojtësi për sezonin e ardhshëm.

Gjiganti anglez do të përballet me konkurrencë të fortë nga kampioni gjerman Bayern Munich për shërbimet e Kalidou Koulibaly.

Drejtuesit e kampionit anglez kanë si prioritet për afatin kalimtar të verës, mbrojtësin e Napolit, Kalidou Koulibaly, i cili është edhe objektivi kryesor i Bayern Munich për të përforcuar repartin e prapavijës.

Kjo pasi senegalezi konsiderohet si pasuesi ideal i David Alabas, që do të largohet nga klubi bavarez në fund të sezonit.

Kërkesa e presidentit të Napolit për kartonin e 29-vjeçarit është 60 milionë euro, por çdo gjë është e lidhur edhe me ecurinë e skuadrës napolitane, nëse do të sigurojë Championsin për sezonin e ardhshëm.

Të Fundit

Jepni

spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img