Në 32 komunat e Kosovës sot janë zhvilluar zgjedhjet lokale.
Sipas informacioneve të deritanishme theksohet se këto zgjedhje janë zhvilluar pa ndonjë incident, si dhe këto vendvotime janë mbyllur në mënyrë të rregullt.
Tashmë kanë filluar të publikohen edhe EXIT-Poll’et e para lidhur me rezultatet që përkojnë me këto zgjedhje lokale.

Sipas EXIT-Poll’it të realizuar nga ‘UBO CONSULTING’ është theksuar se në komunën e Mitrovicës e Jugut fitues është Bedri Hamza nga PDK me 53.00%.
Nga ky exit-poll del se Agim Bahtiri nga Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 34.5% të votave.





