Shumë pak kreativ, jo i zëshēm dhe mënyrë e gabuarit të të bërit “fushatë”. Kështu po i vlerësojnë disa nga analistët kosovarë paraqitjet e Bedri Hamzës me simpatizantë brenda dhe jashtë Kosovës.
Analisti politik, Parim Olluri, ka shkruar se Hamza edhe mundet t’i thotë Kurtit është djalosh dhe se meriton një mandat të dytë.
“Bedri Hamza mundet me shku edhe ma bute gjate fushates. Pse jo?
Butesia eshye çelesi.
Mundet me dale edhe me deklarate te tille: Albin Kurti eshte djalosh. E meriton edhe nje mandat. Por, nese mendoni ndryshe mundeni me me votu edhe mu se zyrtarisht jam kandidat per kryeminister 🤣”, ka shkruar me ironi Olluri në faqen e tijnë facebook.
Derisa, mangut me ironi edhe kritika nuk e ka lënë as analisti tjetër, Lirim Mehmetaj.
“PDK-ja dhe Vejushka e Zeze
PDK, sic po degjohet shkurt ne video, e paska zgjedhur si melodi fushate kengen e reperes australiane qe aktualisht e ka lene muziken per t’u marre me paraqitje ne faqen me permbajtje (kryesisht) erotike Only Fans.
Kenga e Iggy Azalea qe PDK e paska perzgjeshur e ka titullin “Black widow”, ose ne shqip “Vejushka e Zeze”.
Ne fillim te kesaj kenge, teksti thote: “do te dua deri sa te me urreshe”.
Okej okej, ju e dini”, ka shkruar Mehmetaj.