Shpat Kasapi dhe e fejuara e tij janë dy personazhe shumë të përfolura ditëve të fundit.
Selvije Jao për momentin është shndërruar në një emër mjaft të përfolur në mediat rozë.
Që nga zyrtarizimi i lidhjes së saj me Shpat Kasapin bukuroshja është vënë në qendër të vëmendjes.
Muaji dhjetor do të mbahet përherë mend nga çifti, për arsyes se u fejuan duke vendosur të jenë përgjithmonë në krahët e njëri-tjetrit.
Selvija është komentuar shpesh për shkak të bukurisë që posedon, që së fundmi ka bërë goxha një ndryshim të madh në pamje.
Ajo jo vetëm që është shfaqur e grimosur e me frizurë, por edhe ka ndërruar ngjuyrën e syve.
A po i ka hije të jetë sykaltëroshe?