Zlatan Ibrahimovic, festoi ditëlindjen e tij të 40 sot -të dy ditë herët në Milanello, duke ngrënë dolli me shokët e tij të skuadrës në Milano.
Suedezi është ende duke u shëruar nga një dëmtim i tij, por është thirrur për ndeshjet e Suedisë javën e ardhshme, ani pse ai nuk mund të luajë, përcjell ORAinfo.
Gazetari i Sky Sport Italia, Gianluca Di Marzio zbuloi se 40-vjeçari do të donte të bënte dolli me shokët e tij të skuadrës te Rossonerët sot.
Nesër ai nuk do të kishte qenë në gjendje për shkak të mungesës së shumicës së lojtarëve, kjo është arsyeja pse ai vendosi të festojë dy ditë më herët./ORAinfo/