Ka nisur konferenca e selektorit, Bernard Challandes për të folur rreth dy ndeshjeve të tetorit, që Kosova do t’i zhvilloj ndaj Suedisë dhe Gjeorgjisë, më 9 dhe 12 tetor, të vlefshme këto për kualifikimet e Botërorit “Katar 2022”.
Selektori Challndes foli për ndeshjet e kaluara, duke vënë në theks fitoren ndaj Gjeorgjisë si një ndeshje e një “mentaliteti ndryshe”, gjersa ndaj Greqisë theksoi se e merituan barazimin.
Selektori gjithashtu foli për Spanjën, duke thënë se ajo ishte ndeshja më e mirë e tij që kur kishte marrë timonin e Kombëtares.
Ndër të tjerash, Challandes ka folur edhe për ardhjen më të re, të Domgjojnit, duke dhënë lëvdata të mëdha për futbollistin:
“Kemi lojtarë të ri si Domgjoni, që po pret lejen për të filluar aventurën me Kosovën.
I pyetur se cfare mund të sjellë Domgjoni në skuadër, Challand shtoi: “Përveç se me Cyrihun, ai ka qenë edhe pjesë e Zvicrës, prandaj bëhet fjalë për një lojtar cilësor.
“Ai është një futbollist modern, një mesfushor i pozitës ‘box-to-box’, lojtar që vrapon dhe që di të mbajë topin mirë, mirepo është një lojtar që mund të ofroj shumë edhe në aspektin ofanziv, dhe atë defanziv. Të gjitha këto karakteristika e bëjne një lojtar të kompletuar, dhe ne do të llogarisim shumë në të.”